“Kam me ta ndalu me hy në qytet…”/ 54-vjeçari i del në pritë ish-partneres, intervenon policia

Një rast i kanosjes ka ndodhur në fshatin Vugovë të Gjakovës.

Burimet e sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 38-vjeçare, e cila e ka denoncuar ish-partnerin e saj 54-vjeçar, me të cilin ka bashkëjetuar më parë, por tashmë janë ndarë.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi sipas saj i dyshuari i kishte zënë pritën diku në rrugë, duke e kërcënuar se do t’ia ndalojë të hyjë në qytet, si shenjë hakmarrjeje pas asaj që ka ndodhur. Ajo para hetuesve policorë ka kërkuar ndihmën e Policisë që ai mos ta shqetësojë më.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar i cili është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për veprën penale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë