Arrestohet një person në Zabel i Ulët të Drenasit, dërgohet menjëherë në burg
Një person është arrestuar të enjten pasdite në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës.
“Në bazë ë urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton DrenicaOnline.
Policia nuk ka treguar se për çfarë vepre penale është dënuar tashmë i arrestuari./DrenicaOnline/