Dhimbjet e shpinës, për diagnostifikimin, pasojat, trajtimin e tyre, tregon Dr. Besim Bytyqi nga Drenasi

“Sindroma e dhimbjes së shpinës përfshinë një gamë të gjerë të sëmundjeve, qofshin ato inflamatore, degjenerative, infektive, metabolike, traumatike si dhe ato tumorale.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Dr. Besim Bytyqi- reumatolog, i cili ka informuar se dhimbjet mund të jenë të ndryshme për nga intensiteti dhe karakteri i tyre.

Reumatologu Besim Bytyqi ka treguar se në grupin e sëmundjeve që shoqërohen me dhimbje të shpinës si dhe të eshtrave në përgjithësi hyjnë;

• Sëmundjet me natyrë inflamatore

• Sëmundjet degjenerative

• Lëndimet traumatike (goditjet, ndrydhjet apo përdredhjet e nyjeve) (VIJON poshtë reklamave👇)

• Sëmundjet metabolike (osteoporoza, osteopenia), etj.

• Sëmundjet infektive, përfshirë këtu tumoret e eshtrave

Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjen e shpinës? – Abc News

Bytyqi për rtv21.tv ka potencuar se sëmundjet reumatike të karakterit inflamator-spondilo artropatitë janë një grup i sëmundjeve me karakteristika të përbashkëta radiologjike, klinike dhe imunologjike. Në këtë grup bëjnë pjesë; • Spondiliti ankilozant • Sindroma Righter • Artriti psoriatik • Artrititi enteropatik.

Reumatologu ka bërë të ditur se ky grup i sëmundjeve shfaqen me ndryshime në aparatin kockor, por zgjerohen edhe në inde e organe tjera.

“● Në grupin e sëmundjeve degjenerative shfaqen zakonisht në moshën e mesme si dhe atë të shtyer. Por, për dallim nga sëmundjet inflamatore reumatike këto ndryshime shfaqen vetëm në aparatin kockor, por jo edhe në organe apo inde tjera.

● Lëndimet traumatike – shfaqen nga traumat e ndryshme qofshin aksidentet në komunikacion apo edhe lëndimet tjera, qofshin ato në vendin e ngjarjes në punë apo kudo qofshin.

● Çrregullimet metabolike-këto sëmundje shfaqen me ndryshime në strukturën dhe përbërjen e eshtrave, prandaj në këto raste nga një goditje ose traumë jo e rëndë eshtrat lehtë mund të dëmtohen ose të thyhen.

● Sëmundjet infektive-Në këtë grup të sëmundjeve hyjnë të gjithë faktorët infektivë, qofshin viral apo bakterial. Këto shfaqen edhe si pasojë e uljes së imunitetit. Me rëndësi të veçantë që ndodhë jo edhe rrallë është edhe tuberkulozi i kockave. Shpesh këta pacientë vijnë me dhimbje të nyjeve, ethe, lodhje e plogështi që njëhërit janë simptoma të zakonshme të sëmundjeve me natyrë inflamatore apo infektive.”, ka treguar reumatologu.

9 shkaqet kryesore të dhimbjes së shpinës - Flekosteel

Si trajtohen dhimbjet e shpinës?

Dhimbjet e shpinës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, por, siç ka theksuar reumatologu, së pari duhet të zbulohet faktori që ka shkaktuar sëmundjen dhe të fillohet sa më parë me një trajtim të mirëfilltë që të parandalohen deformimet e aparatit kockor apo edhe të indeve të buta.

Dhimbja e shpinës, kur duhet të shkoni urgjent te mjeku | Fol.mk

Personat që qëndrojnë gjatë ulur, a janë më të rrezikuar nga dhimbjet e shpinës?

“Personat që qëndrojnë gjatë ulur kanë rrisk më të lartë për sëmundjet e unazave dhe deformimet e tyre. Këto shfaqen nga qëndrimi jo i mirë ulur pozicioni i trupit në pozitë jo korrekte”, ka deklaruar Bytyqi, me ç’rast ka treguar se shfaqen me shumë në disa profesione, si te: shoferët, studentët, punetorët e administratave apo edhe punëtorët tjerë që janë të detyruar ta kryejnë punën e tyre nga pozita ulur, etj.

Dhimbja e shpinës - Telegrafi

Këshilla për personat që punojnë ulur për orë të tëra

Reumatologu Besim Bytyqi ka dhënë disa këshilla për personat që qëndrojnë ulur gjatë, me ç’rast ka cekur se cilat ushtrime duhet të bëjnë dhe se si të ushqehen.

“Personat që qendrojnë gjatë në pozitën ulur, duhet të kenë kujdes që qëndrimi i trupit të tyre të jetë i drejtë dhe të ndërrojnë sa më shpesh pozitën e trupit nga pozita ulur në atë në këmbë apo edhe e kundërta. Për këta persona janë të rëndësishme ushtrimet gjimnastikore, pastaj duhet të ushqehen me ushqim të shëndetshëm, që kanë më shumë kalcium, magnez, Vitaminë D apo edhe minerale tjera.”, ka shtuar Bytyqi./21Media

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë