Thaçi: Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni, nuk ka viza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në forumin “Fol Hapur”, nuk e ka lënë pa e përmendur edhe çështjen e Demarkacionit.

Thaçi ka thënë se partnerët e koalicionit e kanë obligim që Demarkacioni të kaloj. Derisa faji sipas tij nuk mund të vihet te opozita, shkruan Indeksonline

Sipas presidentit nëse nuk bëhet ratifikimi i Demarkacionit nuk ka viza.

“Partnerët e koalicionit e kanë për obligim me kalu. Askush nuk mund t’i vë fajin opozitës. Shumica i ka 89 deputetë. Asociacioni duhet të themelohet i cili është produkt i dokumentit Ahtisari. Partnerët e koalicionit e kanë për obligim me i shty përpara proceset si Demarkacioni për të ndodhë liberalizimi. Nëse nuk ratifikohet demarkacioni nuk ka viza. Kosova do të vonohet me vite në këtë proces” 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë