Vdes në moshë të re mërgimtari nga Drenica
Mërgimtari, Avni Hasani, nga fshati Kuqicë e Skenderajt, ka vdekur sot në mëngjes.
Ai vdiq në moshën 43 vjeçare në shtetin e Austrisë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët për rajonin. Ai vdiq pas një sëmundje të rëndë.
Për detajet e varrimit do të njoftojë familja me kohë.