Në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas mbahet Karvani Shëndetësor

Për herë të parë, në sheshin e Drenasit “Fehmi Lladrovci” është mbajtur Karvani Shëndetësor me moton “PërSHËNDETje” i organizuar nga AQH e financuar nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në këtë aktivitet ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me drejtor të drejtorive komunale, ku ka përgëzuar organizatoret për mbajtjen e këtij eventi dhe ka vlerësuar se një organizim i tillë është mjaft i qëlluar, sepse ndikon tek qytetarët për t’u informuar për shëndëtin e tyre. Lladrovci ka thënë se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me aktivitete të tilla të cilat ndihmojnë qytetarët në kujdesin e tyre ndaj shëndetit.

Aktiviteti “PërSHËNDETje” është mbajtur nga ora 11:00 deri në ora 14:00 në tendat e improvizuara në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe përmes profesionistëve shëndetësor janë ofruar informata mjaftë të rëndësishme mbi shëndetin sikurse janë; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria.

Për qytetarë që kanë marr pjesë, e që interesimi ka qenë bukur i madh, është ofruar edhe ushqim e pije falas, ndërsa për fëmijët është janë kujdesur Palaqot për t’i argëtuar.

Kjo fushatë shëndetësore është zbatuar nga KOPF (Kosova Population Foundation).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë