Lladrovci ngushëllon familjen Ramadani me rastin e ndarjes nga jeta të policit Murtez Ramadani

Më rastin e vdekjes së policit nga Drenasi, Murtez Ramadani, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen e tij, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e policit tonë nga Drenasi, Murtez Ramadani. Në emrin tim personal si dhe të Komunës së Drenasit, familjes Ramadani ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të një polici shembull sikurse ishte i ndjeri Murtez Ramadani.

Humbja e një polici të tillë nuk është humbje vetëm e familjes, është humbje e shoqërisë dhe e gjithë vendit. Qytetarët ishin më të lehtësuar kur sigurinë ja ofronin shërbyes policor sikurse Murtezi”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Zoti e mëshiroftë, familjes ngushëllimet më të sinqerta!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë