Buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Drenasi, vjen reagimi i kryetarit Lladrovci

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit ku për diskutim ishin 9 pika për rend dite, ndër to edhe propozim vendimi i buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023 dhe projeksioni për vitet 2024-2025 dhe me 18 vota pro, është votuar kjo pikë e rendit të ditës.
Buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2023 do të jetë në vlerën prej 18,156,891.00 euro, ndërsa nga kategoria për investime kapitale shuma do të jetë mbi 6 milion euro. Ky është buxheti më i madh që ka pasur Komuna e Drenasit, po ashtu më i madhi edhe në kategorinë e investimeve kapitale.
Postimi i kryetarit Ramiz Lladrovci:
Sot, ishte ditë e mbarë për komunën tonë, sepse, është miratuar Buxheti i përgjithshëm i komunës. Ky buxhet, për vitin 2023, do të jetë 18.156.891 euro, ndërsa buxheti për Investimet kapitale është 6,041,095 euro. Në këtë mbledhje është miratuar dhe projeksioni buxhetor për vitet 2024-2025.
Buxheti i përgjithshëm është 18,156,891 euro, ndërsa buxheti për investime kapitale është 6,041,095 euro. Ky është buxheti më i madh që ka pasur Komuna e Drenasit, po ashtu më i madhi edhe në kategorinë e investimeve kapitale. Me këtë buxhet janë paraparë projektet kapitale të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.
Falënderoj Kryetarin e Kuvendit, z. Milaim Hajdari, të gjithë asamblistët, në veçanti ata të PDK-së, AAK-së dhe të LDK-së për votimin e buxhetit për qytetarët e Drenasit. Po ashtu, falënderoj drejtorët e drejtorive për punën rreth buxhetit dhe qytetarët që morën pjesë në dëgjimet buxhetore, bashkëpunimin rreth projekteve si dhe iniciativat e mira për qytetarët e komunës tonë.