Lajm i mirë për fshatin Llapushnik me rrethinë

Sot, u bë miratimi i Buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023-2025, ku është paraparë edhe ndërtimi i rrugës Llapushnik – Berishë, një projekt i rëndësishëm për të gjitha fshatrat përreth.

Asambleistja Valentina Leka- Gashi dhe Drejtori i Inspeksionit, Petrit Gashi kanë uruar fshatin Llapushnik me rrethinë për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës.

Ndërtimi i kësaj rruge do të mundësojë që veç tjerash, t’a shndërroj këtë pjesë në një rajon turistik dhe me infrastrukturë të kompletuar, e në veçanti turistet që dëshirojnë të vizitojnë dhe të dinë me shumë për luftën e UÇK-së. Kjo rrugë do të lehtësojë edhe lëvizjen e qytetarëve në pjesën malore dhe do t’a bënë me të lehtë lidhjen e këtyre fshatrave qoftë me qytetin e Drenasit por edhe me Kryeqytetin, Prishtinën.

Falënderojmë secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti, ndërsa qytetarët i urojmë për realizimin e një kërkesë të vazhdueshme.
Do mbesë e angazhuar që të bashkëpunoj me secilin që punon në të mirë të Drenasit e në veçanti rajonit tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë