Polici nga Drenasi në garë për Drejtor të Policisë

Dorëheqja e Samedin Mehmetit, la policinë me ushtrues detyre të drejtorit nga gushti. Vendin e të larguarit pritet ta zë një prej pesë kandidatëve, që kanë aplikuar në konkursin e brendshëm për këtë pozitë.

Jo zyrtarisht mësohet se ndër kandidatët është edhe Gazmend Hoxha, Drejtor i Departamentit të Operacioneve.

Hoxha vjen nga fshati Korrototicë e Epërme e Komunës së Drenasit, shkruan DrenicaOnline.

Ai më parë ishte Drejtor i Policisë në Rajonin e Ferizajt.

Në garë janë edhe: Sllagjana Stojanovic, Bahri Shala, Fatos Haziri e Granit Fetahu.

Përzgjedhjen e tyre për fazën e intervistimit që s’dihet kur do të nisë, do ta bëjë komisioni i themeluar nga ministri i Punëve të Brendshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë