Zbulohet pllaka përkujtimore për dëshmorët e Poklekut

Sot gjatë ditës është zbuluar pllaka përkujtimore në shenjë respekti dhe përkujtimi për dëshmorët e Poklekut të Drenasit.
Në këtë ceremoni nga Komuna e Drenasit mori pjesë nënkryetari Shala si dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Më së paku çfarë mund të bëjmë është që ata të cilët sakrifikuan jetët e tyre që ne të jetojmë të lirë, t’i përkujtojmë e mos ti harrojmë dhe të punojmë për së mbari për vendin tonë sepse ky vend është amaneti i tyre që rëndon mbi supet tona.
“Kjo pllakë përkujtimore le të na shërbejë të gjithëve, jo vetëm si përkujtim e vlerësim për të rënët, për ushtrinë tonë të lavdishme, por edhe si dëshmi për brezat e rinj të tanishëm, dhe të ardhshëm, si rikujtim, se liria të cilën ne e gëzojmë, mbart mbi supe, sakrificën, mundin e gjakun e tyre, dhe njëkohësisht na shërben si shembull atdhedashurie, si thirrje që ta duam atdheun tonë përkundër sfidave me të cilat ballafaqohemi”, shtoi tutje nënkryetari Shala.
Lavdi dhe respekt për gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit!