LC Waikiki po vjen edhe në Drenas

LC Waikiki, kompania që kryeson në Turqi sektorin e tregëtimit të rrobave falë rritjes më të shpejtë në këtë treg, bëri me dije se po hap dyqanin e parë edhe në Drenas, krahas shumë dyqaneve tjera nëpër Kosovë.

Ky dyqan do të hapet së shpejti në zëmër të Kosovës pasi që kompania tashmë ka shpallë konkurs për pranimin e punëtorëve të parë, shkruan DrenicaOnline.

Afati për të aplikuar si asistent i shitjes, arkëtar apo staf i depos është i hapur deri me 30 shtator.

Dyqani do të jetë 100 për qind në pronësi të firmës si investim i saj, rrugë përmes së cilës kompania garanton se do t’u ofrojë drenicasve të njëjtën gamë produktesh, të njëjtën cilësi të shërbimit dhe të prodhimeve ashtu si në të gjithë botën.

Misioni i LC Waikiki është të ofrojë rroba cilësore, plot ngjyra, të rehatshme dhe funksionale e mbi të gjitha veshje të stiluara bukur dhe aksesorë për gra, burra, të rinj, fëmijë dhe të mitur – për të gjithë familjen – në çmime të përballueshme nën markën e LC Waikiki, shprehur kjo në moton e kompanisë “Të gjithë meritojnë të vishen mirë”.

LC Waikiki është lider i industrisë së shitjes me pakicë të veshjeve të modës në Turqi. Aktualisht ajo mban 15 për qind të tregut vendor me mëse 380 dyqane anë-e-mbanë Turqisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë