Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 27.09.2022 (e martë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK i mbajtur më dt. 31. 08.2022.
2. Raporti i dëgjimeve publike për listën e projekteve kapitale për buxhetin e vitit 2023 dhe projeksioneve për vitet 2024-2025.
3. Propozim Vendim i Buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023-2025.
4. Propozim vendim për formimin e Komisionit të ankesave i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës.
5. Propozim vendim për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për NPL Stacioni i Autobusëve SH.A – Gllogoc.
6. Propozim vendim- Me ketë propozim vendim kërkohet që automjetet zyrtare të QKMF “Dr. Hafir Shala” Drenas, si dhe automjetet e Qendrës për punë sociale- Drenas, të kalojnë në pronësi të Komunës së Drenasit.
7. Raporti i progresit për Implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
8. Raport nga menaxherët e dy Kompanive KRU-“Ujësjellësi’’, dhe KRM “Pastrimi” njësia në Drenas
9. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë