Al Trade shpallë konkurs për 5 vende të lira pune!

Al Trade kërkon punëtor në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta, si dhe me rastin e  hapjes edhe të një pike të re Al Trade Market, që është duke  ushtruar veprimtarinë e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, higjienike, tekstilit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, në Kompleksin Linda Premium Residence në Prishtinë.

Për këtë qëllim kompania ka hapur  konkurs për 5 vende të reja të punës:
1-Arkatare/e ( dy vende të reja pune);
2-Sektorist/e ( tri  vende të reja pune);

Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e Al Trade Market, që janë përgjegjës të këtyre sektorëve, të trajnohen dhe të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.

Të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kushtet, dhe besojnë së janë kompetentë për kryerjen e këtyre punëve kërkohen që të aplikojnë.
* Për të  gjitha pozitat është e domosdoshme të keni përvojë pune;
* Dërgoni CV dhe dokumentet e juaja në info@altradecenter.com, ose tek ne drejtpërdrejt – Adresa jonë: Rr, Nënë Tereza, Magjistralja Prishtinë- Fushë Kosovë;
* Për informata shtesë na kontaktoni në numrin e telefonit: 0800 77 770 (pa pagesë);
* Ju lutem që ta cekni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni tek ’’Subject ’’, shembull: Arkatare/e ( dy vende të reja pune);
* Informatat e juaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;
* Vetëm Kandidatët potencial do të ftohen në intervistë;
* Konkursi do jetë i hapur nga data: 19 shtatori  2022, deri më 07 tetor 2022, në ora 16:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë