Projekti për burgun e Gjilanit/ Ismail Dibrani nga ShKK në darkë me Komitetin Drejtues të Danimarkës

Danimarka nuk është tërhequr nga Traktati ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e burgut në Kosovë.

Ismail Dibrani nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka postuar para pak çasteve një foto me Komitetin Drejtues të Danimarkës ku thotë se përveç projektit për burgun e Gjilanit bashkëpunimi do të thellohet edhe në fusha tjera.

“Në darkë me Komitetin Drejtues të Danimarkës.

Me miqët danez jemi dakorduar që përveç projektit për burgun e Gjilanit bashkëpunimi të thellohet edhe në fusha tjera”, ka shkruar Dibrani në Facebook.

Sot në media u raportua kinse Danimarka ka pëzulluar vendimin për të marrë burgun me qira në Kosovë për të burgosurit e saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë