Midis Drenice ofrohet 700 euro pagë, nuk ka punëtor [FOTO]

Emigrimi i të rinjeve në botën e jashtmë ka ndikuar që shumë biznese të ndjenjë mungesen e puntorëve për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, shkruan portali rajoni.org.

Kjo mungesë është duke u ndjerë me së shumëti në kompanitë e ndërtimit të cilat po kanë mjaftë vështirë të sigurojnë punëtorë.

Pas këtyre kjo krizë ka kapluar edhe sektorët tjera të ekonomisë përfshirë këtu edhe atë të gastronomisë.

Një kioskë e shërbimit të fast foodit në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj ka vëndosur njoftim ku për një punëtor është i gatshëm të ofrojë pagë deri në 700 euro.


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë