Greva në arsim/ Lajmërohet sërish Rrahman Jasharaj

Ende nuk ka asnjë marrëveshje mes sindikalistëve dhe Qeverisë, ndërkohë që SBASHK-u pas takimeve konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve, sot ka bërë të ditur se greva e nisur në arsim më 25 gusht do të vazhdojë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj për Indeksonline thotë se kurdo që të ketë marrëveshje, do të mbyllet para mediave.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Greva është shpallur nga BSPK para medieve dhe përfundimi i saj kurdo që do të ketë marrëveshje do të mbyllet në prani të medieve”, thotë ai.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të nesër t’u kthehen shkollave për mësim.

Thirrja e saj vije pasi nga SBASHK-u njoftuan për vazhdimin e grevës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë