Blerta Deliu ndjehet fantastike në Drenas kur e takon rininë e këtij vendi

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku dhe depyetja e kësaj partie, Bleta Deliu Kodra dje kanë qenë mysafir në Drenas, në aktivitetin e organizuar nga organizata “Flutura Academy”.
Deputetja Deliu Kodra ka thënë se ishte ndjenjë fantastike që të jetë pjesë e aktivitetit të gjeneratës se parë të organizatës “Flutura Academy” në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
“E aq më kënaqësi të takosh 20 programerë t’rinj, djem e çika entuziastë që i dhanë edhe më shumë energji këtij aktiviteti. Dita e Rinisë së Drenasit sot mori kuptim përkundër faktit se greva e punëtorëve të arsimit ende po vazhdon”, ka thënë ajo.
/DrenicaOnline/