Bixhoz në qendër të Skenderajt, intervenon policia

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 14 shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në rrugën “Adem Jashari” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit, transmeton DrenicaOnline.

Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: 6 televizorë, 7 monitor, 7 shtëpiza te kompjuterit, 3 printer, 2 lexues të tiketave dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë