Tragjike: Vdes punëtori i ndërtimtarisë, u rrëzua nga një objekt ndërtimi në Drenicë

Një 60-vjeçar që ishte dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte rrëzuar derisa po punonte në një objekt ndërtimi në Skenderaj, ka vdekur pak minuta pasi kishte marrë plagët.

Rastin e ka konfirmuar për DrenicaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se 60-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 16:30 në QKUK.

“Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ” Ahmet Delia” në Skenderaj, nga  një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshes rreth 60 vjeçar,  i njëjti me urgjencë është dërguar  në QKUK. Ndërsa rreth orës  20:30, nga QKUK është njoftuar se i lënduari-viktima R.R., 60 vjeçar, ka  vdekur”, tha Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë