Drenas: Së shpejti filllon faza e dytë e projektit “Komunat për të rinjtë”

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi dhe Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë pritur në takim Sara Idrizin, projekt menaxhere e organizatës CDF e cila është implementuese e projektit “Komuna për të rinjtë” (M4Y) për të biseduar për fazën e dytë të këtij projekti të rëndësishëm për të rinjtë e Drenasit.

Në këtë takim u bisedua për fazën e dytë e cila veç se ka filluar në mobilizim dhe shtrije të projektit, dhe se të rinjtë do të informohen me kohë për trajnimet që mbahen nga CDF.

Znj.Idrizi falënderoi komunën për bashkëpunimin gjatë fazës së parë, duke informuar se janë të gatshëm për fillim të fazës së dytë sipas memorandumit në kuadër projektit M4Y.

Ndërsa, Drejtoresha Thaqi dhe z.Gjoka theksuan gatishmërinë e komunës për përfundim të suksesshëm të fazës së dytë të projektit dhe që të përfshihen sa më shumë të rinjë.

Kujtojmë që në fazën e parë janë përzgjedhur 16 përfitues, ku shuma maksimale e përkrahjes në grantet e të rinjve është 15 mijë euro, kurse shuma maskimale e përkrahjes në grantet për adoloshentë është 6 mijë euro.

Municipalities for Youth

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë