Tre të arrestuar në Drenas, e rrahën një person…në rast u përdor edhe thika

Janë arrestuar tre persona në Drenas, pasi që të njëjtit janë përfshirë në rrahje kundër viktimës, mashkull, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në rrugën “Ilaz Kodra”. Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/