Arrestohen dy persona në Skenderaj, ja çfarë ju bënë policëve në trafik

Janë arrestuar dy persona në Skenderaj për shkak se i kanë kanosur dy zyrtarë policor dhe penguar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të dyshuarit derisa kishin qenë me veturë në lëvizje ishin ndaluar nga njësit policor, njëri prej tyre ka refuzuar ti jap dokumentet kurse tjetri ka penguar arrestimin e tij, transmeton DrenicaOnline.

Gjatë futjes nën kontroll njëri prej policëve ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor, gjithashtu  tretman mjekësor kanë marr edhe dy të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:00 në rrugën “Fadil Rrustemi”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë