Qeni sulmon një femër në këtë fshat të Drenicës, policia del në vendin e ngjarjes dhe e gjen pronarin

Një femër është kafshuar nga qeni i një banori të fshatit Ternavc të Skenderajt.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor të enjten pasdite, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj pronarit të qenit është hapur rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm./DrenicaOnline/