Zjarrëfikesi nga Drenica, i biri i dëshmorit: Pse ma ndale pagën o ministër Murati?

Zjarrfikësi nga Prekazi, Ekrem Jashari, i biri i dëshmorit Sherif Jashari, ka reaguar ashpër pasi Ministria e Financave e drejtuar nga Hekuran Murati, nuk ka ekzekutuar pagat për muajin gusht, transmeton DrenicaOnline.
Statusi i zjarrfikësit, Jashari:
PSE MA NDALE PAGËN MUJORE Ooo Ministër
Nuk jam mësues se fill kisha hy në grevë! Ngritja e çmimeve, pagat e ulëta, ndërsa ministrat e deputetet nuk e ndiejnë këtë gjendje sepse kanë paga të larta sa 5x unë, por edhe të ardhura tjera.
I kërkoj sqarim publikisht ministrit Murati pse unë nuk marr pagë pas përmbylljes së muajit gusht, përdersa çdo ditë kam punuar me shumë përkushtim sipas orarit? Nuk jam grevist, edhe pse nuk do të shkoj gjatë e edhe zjarrëfikësit do të hyjnë në grevë për paga dhe kushte pune, sigurime etj. Menaxhimi juaj skandaloz e ka shtri përtokë çdo ekonomi familjare Ligji e lejon greven si formë shprehje të pakënaqësisë dhe e drejtë njerëzore, ndërkombëtare.
QITMA PAGËN, ooo ministër i “gjithëdijshëm” Murati.
Babai im Sherif Jashari (Hero i Kosovës) ka dhënë jetën që shtetin ta udhëheqin njerëzit e dijëshëm e të përgjegjshëm e jo si ti e myhypët e tu.
QITMA PAGËN Ooo Ministër?!!