Çfarë faji kanë zjarrfikësit e Drenasit që nuk i morën pagat?

Kanë intervenuar me dhjetëra raste zjarri dhe kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar të tjerë. Nuk janë as në grevë, ani pse pagat i kanë të vogla në krahasim me rritjen e çmimeve. Por pavarësisht këtyre, zjarrfikësit e Komunës së Drenasit, nuk i kanë marr pagat si zakonisht.
Ata kanë pritur edhe sot ekzekutimin e pagave nga Ministria e Financave, por kjo nuk ndodhi për arsyeje ende të panjohura. Zjarrfikësit e kësaj komune i kanë deklaruar portalit DrenicaOnline.com se janë të zhgënjyer me ministrinë e cila është dashtë të procesoi pagat për muajin gusht.
“Nuk e di çfarë faji kemi, as nuk jemi në grevë, por pagat nuk na dolën”, ka thënë një zjarrfikës në kushte anonimiteti.
Rikujtojmë se pa paga kanë mbetur të gjithë mësimdhënësit e kësaj komune, dhe zyrtarët e komunës së Drenasit./DrenicaOnline/