Punëtorëve në Komunën e Drenasit nuk iu dalin pagat

Asnjë zyrtar i angazhuar me punë në Komunën e Drenasit nuk e ka marrë pagën e muajt gusht, raporton DrenicaOnline.

Ndonëse ekzekutimi i tyre është dashtë të kryhet dje, Ministria e Financave ka vendosur të mos i procesi ato.

Krejt kjo ka ndodhur pas nisjes së grevës në arsim dhe në administratë.

Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci ka dalë publikisht në mbështetje të grevistëve duke thënë se kërkesat e tyre janë krejtësisht legjitime për paga më të dinjitetshme.

“Shpresojmë që sa më parë të bëhet zgjidhje për kërkesat e tyre legjitime dhe të kthehet normaliteti në punë.
Njëherit ju kërkojmë falje gjithë qytetarëve që këto ditë janë duke u ballafaquar me probleme në marrjen e shërbimeve të ndryshme, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për kërkesat legjitime të punëtorëve të sektorit publik”, ka thënë ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë