VIDEO/ Krimineli “ia hedhë” policisë në Spanjë – I shpëton atyre duke i hedhur krahun në qafë të panjohurit

Një episod i pazakontë është regjistruar në kamerat e sigurisë të policisë së Kordobës, Spanjë. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, pas një fjalosje mes prindërve të dy nxënësve jashtë një shkolle. Disa orë më vonë njëri prej tyre ka shkuar në shtëpinë e tjetrit dhe e ka qëlluar me armë në këmbë. Ai shoqërohej nga një burrë tjetër.

Sulmuesi 36-vjeçar, me histori të krimeve të ndryshme, është arratisur me një Peugeot 307 ngjyrë gri.

Policia ka kryer një operacion dhe një veturë patrulle ka gjetur mjetin pranë lagjes Autodromo. Megjithatë, brenda automjetit ishte vetëm një burrë, pasi i dyshuari tjetër tashmë kishte dalë.

Kamerat e sigurisë kapën saktësisht momentin kur sulmuesi gjeti një mënyrë për t’i ikur drejtësisë duke e hutuar një veturë patrullimi. Përpara se të shfaqej policia, ai u hodh nga vetura në lëvizje dhe i vendosi krahun një personi të panjohur që po ecte.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë