Përkujtohet dëshmori Besnik Krasniqi nga Negroci

Është shënuar sot përvjetori i rënies së dëshmorit Besnik Krasniqi nga Negroci i Drenasit.
Besniku, i njohur nga fshati si Besimi, ishte ndër të parët që mori pushkën për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai mori pjesë në disa beteja ku bashkë me shokë luftuan ballë për ballë me armikun.
Trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve në Negroc./DrenicaOnline/