Bëhen homazhe në nderim të Heroit të Kombit, Gani Kastrati

Me rastin e 24-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Gani Kastrati, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë memorialit ku janë të vendosura bustet e tre heronjve, Gani Kastrati, Azem Kastrati dhe Hysni Murseli në Nekoc dhe kanë vënë kurora me lule.

Heroi Gani Kastrati ra me 24 gusht 1998 në fshatin Luzhnicë gjatë ballafaqimit me forcat e armikut në vendin e quajtur Bajrak dhe është i varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Kleçkë.

.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë