Gjuajtje me armë në Poklek të Ri, intervenon policia

Njësitet policore në Drenas, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Poklek i Ri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator të cal-9 mm, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën pas orës 01:00.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
/DrenicaOnline/