Ekskluzive: Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Komoran, hajnat ‘avullojnë’ mijëra euro

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur mijëra euro nga një pompë e derivateve në Komoran.
Burimet e DrenicaOnline brenda policisë kanë thënë se grabitja u krye mëngjesin e sotëm nga dy persona, nën kërcënimin e kallashnikovit.
Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Grabitësit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Rikujtojmë se një grabitje e armatosur kishte ndodhur edhe para disa javëve në një pompë në Komoran./DrenicaOnline/