Humbi katër djemë në Betejen e Qirezit dhe Likoshanit/ Baca Sheremet, ky njeri i fortë si guri

Sheremet Sejdiu, i cili ka humbur katër djemtë në betejën e Qirezit dhe Likoshanit, sot në mengjes priti në konak kreun e komumës së Skenderajt, Fadil Nuren, shkruan DrenicaOnline.
Ky i fundit ka thënë se më mirë se kaq nuk mund të nisë dita e re, kur je në odën e një njeriu të mirë e me shpirt të bardhë.
Postimi i Nures:
Javë të mbarë!🙂
Më mirë se kaq nuk mund të nisë dita e re, kur je në odën e një njeriu të mirë e me shpirt të bardhë si Bacë Sheremet Sejdiu, burrë i respektueshëm që ka dëshmuar qëndresë të fortë prej guri, me gjithë zemrën e copëtuar nga humbja e katër djemve në Betejën e Qirezit dhe Likoshanit.
#njerëztërespektueshëm