Vjedhje në Kishnarekë/ Hajnat futën në një shtëpi dhe marrin ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kishnarekë të Drenasit.
Lexuesit e ‘DrenicaOnline’ kanë njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie nga kanë vjedhur stoli ari.
Policia i është përgjigjur rastit dhe po merret me hetimet.
Deri më tani nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e hajnave./DrenicaOnline/