Aksident i rëndë në autostradën Vërmicë-Gjurgjicë/ Një i vdekur dhe katër të lënduar (Video)

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidentit të rëndë trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Rastin e ka konfirmuar për sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosvoës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura që u përfshi në aksident ka përfunduar jashtë rrugës:

Unmute

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë