Shkrimtarja e re nga Drenasi vendos që një pjesë të parave nga shitja e librit t’i dhuroi për fëmijët autik

Autorja e librave nga Drenasi, Anita Istogu ka vendosur që një shumë simbolike nga shitja e librit të saj të dytë “Shtegu i pritjes”, të dergohën tek femijët autik në një shtëpi të fëmijëve me aftësi ndryshe në Shqipëri, shkruan DrenicaOnline.

Anita tanime ka botuar dy libra të titulluar “Në sytë e zemrës” dhe “Shtegu i pritjes” të cilat mund t’i porosisni online në faqën kontaktuese të autores.

Për Aniten si studente e Psikologjisë, autizmi kërkon dhe meriton përkrahje dhe mbështetje dhe ajo shpreson që shumë njerezit të tjerë do t’i bashkohën kauzes së saj dhe do të kontribuojnë aq sa kanë mundësi.

Motoja e Anites është: “Blini një liber, dhuroni dhe fitoni buzëqeshje”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë