I riu nga Negroci erdhi për pushime në vendlindje, i solli shkollës donacion (Foto)

Para më shumë se një viti, Rinis Krasniqi nga Negroci i Drenasit, emigroi drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë. Ai tani ka ardhur për pushime në vendlindje, por jo duar thatë. 12 topa futbolli ia dhuroi shkollës së vendlindjes ku Rinisi mësoi nëntë vite. Drejtori i shkollës Fehmi Krasniqi, mësuesit dhe nxënësit e falenderuan Rinisin për këtë donacion kaq të rëndësishëm për nxënësit që e duan sportin.

Njoftimi i drejtorit, Fehmi Krasniqi:

Mërgimtari më i ri i fshatit Negroc dhe ish nxënës i yni, Rinis Ahmet Krasniqi i solli shkollës sonë donacion 12 topa futbolli.
Ai edhe tani në Gjermani ende është nxënës dhe sa mirë ka menduar për vendin e tij, shkollën e tij dhe për nxënësit e saj.
Unë si drejtor shkolle dhe në emër të gjithë stafit, nxënësve dhe prindërve e falënderojmë nga zemra Rinisin për këtë dhuratë që i bëri shkollës!
Respekt për të dhe prindërit e tij nga drejtori, Fehmi Krasniqi!
I mirëpresim donacionet edhe nga mërgimtarët tjerë të dy fshatrave duke ju dëshiruar shëndet e pushime të mira në vendlindjet e tyre ose të prindërve të tyre!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë