Naim Qorri shpallë kandidaturen për kryetar të VV-së në Drenas

Janë shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatët për pozicionet drejtuese të nivelit të dytë organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje.

Komisioni Zgjedhor i Ad-hoc i Qendrës (KZAQ) njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, qendra Drenas të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionet e lartëcekura, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga sot, 15 gusht deri më 23 gusht 2022.

Kandidati i parë për të drejtuar VV-në në Drenas është Naim Qorri, shkruan DrenicaOnline.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje miq,
Përmes këtij shkrimi, unë Naim Qorri, i lindur më 11.01.1965, në qytetin e Drenasit, iu njoftoj që po shpall kandidaturën time, për të qenë kryetar i qendrës së LVV-së, në qytetin tonë.
Kjo kandidaturë bëhet sipas rregullores dhe statutit të Vetëvendosjes si dhe sipas parimeve që lëvizja parasheh për gjithë qytetarët.
Aryset që po e synoj këtë pozitë janë të shumta, por, si ndër më të rëndësishmet, e shoh rritjen e LVV-së në Drenas, duke kontribuar më pas në rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe listimit të kësaj lëvizje në krye, duke i çuar para projektet që i kemi planifikuar për Drenasin.
Po ashtu, në rast se zgjedhem kryetar i kësaj dege, zotohem të jem sinonim i barazisë, drejtësisë, komunikimit dhe respektit të ndërsjellt me secilin.
Bashkë mund t’ia dalim, prandaj pres përkrahjen e secilit!
Me respekt,
Naim Qorri!
96

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë