Aksident i rëndë në Llapushnik, shikojeni ku ka përfunduar vetura (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në Llapushnik të Drenasit.
Lexuesit e ‘DrenicaOnline.com’ kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet disa metra larg rrugës një veturë e dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalët menjëherë policët e trafikut të cilët e kanë bllokuar përkohësisht rrugën nga Komorani në drejtim të Arllatit.
Raportohet se ka të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar për aksidentin… (pamjet poshtë reklamave)