Shihet në Komoran: Mërgimtari vendos të kthehet me autobus ndërsa veturën luksoze ta ngarkojë në rimorkio

Një veturë luksoze ‘Ferrari’ është parë në Komoran e ngarkuar në rimorkio të një autobusi, shkruan DrenicaOnline.
Vetura po largohej nga Kosova, por nuk dihet arsyeja pse ajo është vendosur në rimorkio.
Në rrjetet sociale është publikuar foto e kësaj veture ndërsa kishte komente të ndryshme për të.
Dikush mendon se janë çmimet e larta të naftës që e kanë detyruar pronarin ta ngarkoi në rimorkio e dikush thotë se e ruan pasi është rrugë e gjatë./DrenicaOnline/