Në 5 të mëngjesit kërset kallashi te Lagjia e Feronikelit në Drenas

Në ora 5 të mëngjesit të së enjtes, policisë së Drenasit i është dashtë t’i përgjigjen një thirrje për të shtëna armësh.

Policia ka njoftuar se gjuajtja me kallshnikov ka ndodhur në Lagjen e Feronikelit, transmeton DrenicaOnline.

“Raportohet se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull  kosovar, është sekuestruar një AK-47 me 7 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë