Burri në Drenas ia kris kallashit për dasmë, përfundon në Polici

Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare është shndërruar në një dukuri shqetësuese, duke rrezikuar kështu sigurinë e qytetarëve në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në mëngjes në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.
Njësitet policore kanë dalë në lagjen e Feronikelit pasi janë njoftuar se atje ka pasur të shtëna me armë, ku kanë takuar personin e dyshuar, i cili e ka pranuar se ka gjuajtur me armën e tij të tipit kallashnikov.
Policia ka kontrolluar veturën e tij, ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën që dyshohet se u përdor në rast si dhe shtatë fishekë.
43-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’.