I riu Arton Zeka nga Nekoci la pas gruan dhe tre fëmijë

Punëtori shëmbullor në ‘Al Trade’, Arton Zeka ka vdekur sot papritmas derisa ishte për pushime jashtë Kosovës.
Ai la pas gruan dhe tre fëmijë, transmeton DrenicaOnline.
Kompania ku punoi për një kohë të gjatë Artoni, ‘Al Trade’ ka dalë me njoftim për vdekjen e tij.
“Ai ishte fytyra që gjithmonë përshendeste secilin me buzëqeshje dhe do të bënte gjithçka për të përkrahur dhe ndihmuar këdo. Kontributi dhe përkushtimi i tij në punë në Al Trade Market ishte shembull, dhe si shembull gjithmonë do të mbahet në mend”, thuhet në njoftimin e Al Trade./DrenicaOnline/