Grabitja e armatosur në ‘Ex Fis’/ Policia kryen bastisje në Serbicë, arrestohet një person (Video)

Fiks një muaj më parë ka ndodhur një grabitje e armatosur në pompën e derivative ‘Ex Fis’ në në fshatin Piranë në Prizren, ku një person nën kërcënimin e armës automatike ka grabitur rreth 3 mijë euro. E sot Policia ka kryer një bastisje në fshatin Serbicë, e cila rezultoi me arrestimin e një personi.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova një armë zjrri dhe një palë doreza.

Gazeta Sinjali kishte siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se i dyshuari menjëherë pasi merr paratë, zhduket nga vendi i ngjarjes.

.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me operacionin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë