Nëna e Hashim Thaçit sot mbushi 85 vite, është krenare me të birin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, e kanë vizituar familjen e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Burojë, me rastin e ditëlindjes së nënës së tij, zonjës Hyrë, e cila mbushi 85 vite.

Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku i kanë uruar nënës së Thaçit shëndet të plotë bashkë me familjen. Ata gjithashtu kanë uruar që ditëlindja e radhës të festohet bashkë me presidentin Hashim Thaçi.

Hyrë Thaçi njihet si një grua e respektuar që ushqeu me bukë gjatë ilegalitetit luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, bacë Haxhi Thaçi, janë krenarë për të birin dhe për gjithë trashëgiminë e tij ushtarake e politike në shërbim të lirisë së vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë