Gjuajtje me armë zjarri në Tërstenik, intervenon policia
Policia e Kosovës ka intervenuar të dielën mbrëma në një rast të gjuajtjes me armë në fshatin Tërstenik të Komunës së Drenasit.
Sipas policisë, të dyshuarit kishin gjuajtur me dy armë zjarri në një aheng familjar, shkruan DrenicaOnline.
“Njësiti policor nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ka sekuestruar dy armë zjarri( një armë M-57 dhe një Pistolete, pasi që të njëjtit gjatë një ahengu kanë shtënë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të kalibrit 7.65 mm dhe 7 gëzhoja të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/