Situata në Veri, Policia me orar 12 orësh për t’u përballë me situatën

Gjendja në veri të vendit ka tensionuar situatën dhe ka mobilizuar Policinë e Kosovës me zhvillime të reja, lidhur me ngjarjen që ndodhi sot gjatë ditës në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se për shkak të situatës së agravuar në veri, Policisë së Kosovës i është zgjatur orari i punës në 12 orë.
Policia e Kosovës menjëherë pas informatës lidhur me rastin ka marrë masa duke u nisur për në veri, ndërsa ka informuar se ka pasur edhe incidente, ku kanë mbetur të lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.
.
.