Vdekja e çiftit nga Malisheva/ Arrestohet shoferi i autobusit, policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se shoferi i autobusit të përfshirë në aksidentin fatal në Sibovc të Podujevës, ku humbi jetën çifti nga Malisheva, është arrestuar.
Sipas policisë, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion ndërsa shoferi i arrestuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton DrenicaOnline.
Njoftimi i policisë:
Fshafi Sibovc i Podujevës, data 29.07.2022, ora 04:40. Është raportuar për një aksident trafiku mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi me targa vendore, në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i veturës, viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor. Poashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjerë tjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupat e pajetë me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion, poashtu drejtuesi i autobusit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.