Hapet e pamja në Malishevë për çiftin mërgimtar që vdiq në aksident, pamje prej atje

Në familjen Sopaj në Malishevë tashmë është hapur e pamja për vdekjen e dy familjarëve të tyre që po vinin nga Sllovenia për pushime në Kosovë. Ata vdiqën në një aksident trafiku në Podujevë.

Gazetarja e T7, Elena Ukaj, po qëndron te shtëpia e kësaj familje, prej ku raporton se kanë nisur të mblidhen familjarë e miq.

Ndryshe, një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë