Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë

Një këmbësor është goditur nga vetura të mërkurën në mbrëmje në Fushë Kosovë.
Pas plagëve të marra, këmbësori ka vdekur sot në orën 01:00 të mbrëmjes.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia, thuhet në raportin e policisë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.